Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet S.M., i cili dyshohet se ka shtënë me armë automatike në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës.
Sipas aktakuzës, më 11 qershor 2026, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me linjën e autobusëve, i pandehuri dyshohet se ka bllokuar rrugën me traktor dhe më pas ka shtënë disa herë me AK-47 në drejtim të autobusit, ku ndodheshin tre persona.
Nga të shtënat janë goditur disa pjesë të autobusit, duke rrezikuar jetën e personave që ndodheshin brenda, por fatmirësisht askush nuk ka pësuar lëndime.
S.M. akuzohet për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Arma AK-47, karikatori dhe municioni janë sekuestruar në vendin e ngjarjes.
Prokurori i çështjes ka kërkuar që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...