Në Ditën Memoriale të Policëve të Rënë në Detyrë, kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ushtruesen e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, bëri homazhe te lapidari i zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës.
“Dita e sotme përputhet me 15-vjetorin e vrasjes së Enver Zymerit, i cili po zbatonte ligjin e Republikës, po mbronte integritetin territorial, po garantonte siguri, paqe e të drejta për të gjithë pa dallim, por dora kriminale e strukturave të Serbisë, qëlloi për vdekje mbi të, dhe që prej atëherë Enver Zymerin ne e kujtojmë si Hero të Kosovës, si hero të shtetësisë tonë e të pavarësisë tonë, i cili po zbatonte ligjin, dhe me rënien e tij frymëzoi e inspiroi shumë e shumë policë të Kosovës, që ishin në detyrë por edhe të tillë që t’i bashkohen asaj”, tha Kurti.
Ai më tej shtoi se Republika e Kosovës është më e sigurt se kurrë më parë edhe për shkak se Policia e Kosovës është më e fortë se kurrë më parë.
Kryeministri tha se Policia e Kosovës përjetoi një goditje të rëndë më 5 nëntor të vitit 2022, kur afër 550 policë të komunitetit serb u tërhoqën në mënyrë kolektive në veri të Ibrit me urdhër të Beogradit, por tutje theksoi se “qëllimi i tyre dështoi meqenëse nuk është rrënuar shumë etnia si përbërje e policisë tonë, dhe as nuk është cenuar sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe stabiliteti institucional siç kanë synuar ata”.
“Në këto vitet e fundit në disa valë të rekrutimeve të reja janë rreth 200 policë të komunitetit serb të cilët janë inkuadruar në policinë tonë, dhe në kuadër të kësaj force të gjithmbarshme e cila është e përbërë prej 10 mijë pjesëtarëve, kontribuojnë që në Kosovë të sundoi ligji, të ketë paqe e qetësi, të ketë të drejta e siguri, për të gjithë qytetarët njësoj dhe duke përfshirë të gjitha komunitetet”, tha kryeministri në detyrë Kurti./Arbresh.info

“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...
Zjarr në një shtëpi në Prishtinë
Ylli i Man Unitedit entuziazmon tifozët: Mund ta fitojmë Lig...