Kurti bëri homazhe te varri i intelektualit dhe veprimtarit Adem Demaçi

11:15 | 26 Korrik 2026
H.E

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Adem Demaçin në tetëvjetorin e vdekjes së tij, duke e cilësuar si sinonim të qëndresës dhe rezistencës ndaj pushtetit jugosllav e serb.

Kurti ka bërë homazhe në nderim të Demaçit, për të cilin ka thënë se me të drejtë është “Mandela i shqiptarëve dhe i Evropës”.

“Adem Demaçi është shembulli i pathyeshmërisë dhe përjetësisë. Ai u rrit, mbajti 28 vjet burg, vazhdoi jetën duke mos u lëkundur asnjëherë nga rruga dhe idealet që kishte nisur”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se Demaçi, edhe pse është ndarë fizikisht nga jeta, vazhdon të frymëzojë dhe orientojë brezat.

“Lavdi jetës dhe veprës së Bacë Adem Demaçit dhe gjithë trashëgimisë së tij politike, kulturore dhe historike!”, ka përfunduar Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale