Gjendja në kufi: Deri në 50 minuta pritje në Dheu i Bardhë

17:04 | 25 Korrik 2026
E H

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të shtunën pasdite gjendjen në pikat e kalimit kufitar, duke bërë të ditur se pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare.

Dheu i Bardhë Sipas të dhënave të publikuara në orën 16:56, për hyrje në Kosovë në këtë pikë pritet deri në 50 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 300 metra.

Për dalje nga Kosova pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

Pritje prej 20 minutash në të dy drejtimet janë regjistruar edhe në Han të Elezit, ku kolonat e automjeteve janë rreth 80 metra si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Në pikat e tjera kufitare, si Jarinje, Kullë, Merdarë, Muçibabë dhe Vërmicë, pritjet për automjete variojnë nga 3 deri në 10 minuta, ndërsa në shumicën e tyre nuk janë raportuar kolona të gjata. Për automjetet transportuese (kamionët), në të gjitha pikat kufitare pritjet mbeten 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara./Arbresh.info