Këto komuna do të mbesin pa energji elektrike më 26, 27 dhe 28 korrik

16:47 | 24 Korrik 2026
E H

KEDS ka njoftuar se gjatë datave 26, 27 dhe 28 korrik 2026 do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa komuna të Kosovës për shkak të punimeve në rrjet, mirëmbajtjes preventive, projekteve investive dhe punimeve nga palë të treta.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të prekin konsumatorët në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë.

Në Prishtinë, pa energji do të mbesin përkohësisht një pjesë e Bardhit të Madh, Arbërisë, Veternikut, Lagjes së Spitalit, Koliqit, Ballabanit, Nishevcit, Grashticës, Radashecit dhe Lebanës. Ndërprerje do të ketë edhe në rrugët Ali Vitia, Rexhep Krasniqi, Shkupi, Behar Begolli, Richard Holbrooke, Ahmet Krasniqi dhe Ferid Curri, si dhe në zonën pranë KFOR-it dhe lagjen Prroni i Njelmët.

Në Pejë, ndërprerjet do të përfshijnë fshatrat Babiq, Dobërdol, Dubovakë, Firaj, Gorazhdec, Llozhan, Millovancë, Pishtan, Poqestë, Ramun, Strellcë e Ulët, Vragoc, Zhllopek, Guri i Zi, Mirushë, Vitomiricë, Brestovik, Novosellë, Jabllanicë e Vogël dhe Jabllanicë e Madhe. Po ashtu, do të preken Lagjja Nora, Lagjja Foniqi, rruga Tranzit, rruga Ruzhdi Haxhijaj, Dardania 1, Dardania 2 dhe Dardania 3, si dhe disa biznese dhe Hidrocentrali i Radavcit.

Në Ferizaj, ndërprerje do të ketë në Terrn, Bablak, Rubovc, Kojskë, Surqinë, Cerrnillë, Mirash, Mirash i Ri, Talinovc i Jerlive, Muhovc, Prelez të Jerlive dhe Prelez të Muhagjerëve, si dhe në rrugën G. Terbeshi. Pa energji do të mbesin përkohësisht edhe disa biznese, përfshirë ETC, Bali Commerce, Metal Kosova, Universum Babushi i Ri dhe Kosova Petroli.

Në Gjakovë, ndërprerjet do të prekin fshatrat Babaj i Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orizë, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman, Smolicë, Batushë, Brovinë, Molliq, Berjah, Stubëll, Nivokaz, Konsoni dhe një pjesë të Rrezinës, si dhe një pjesë të rrugëve Skënderbeu dhe Zidi Sadik Agës, përfshirë edhe Zonën Industriale.

Në Gjilan, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Kopërnica, Kolloleqi, Shipashnica e Poshtme, Shipashnica e Epërme dhe Kranidelli.

Ndërkaq, në Mitrovicë, konkretisht në rajonin e Vushtrrisë, ndërprerjet do të prekin Akrashticën, Ashlanin, Balincin, Beqiqin, Bruznikun, Bukoshin, Dolakun, Dubovcin, Galicën, Hercegovin, Liqejt, Lugmirin, Mikushnicën, Novolanin, Okrashticën, Oshlanin, Pantinën, Shtitaricën, Shtruherin, zonën e Stacionit Hekurudhor dhe një pjesë të Taraxhës.

KEDS ka bërë të ditur se ndërprerjet janë të domosdoshme për realizimin e punimeve teknike, mirëmbajtjen e rrjetit dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve në zonat e prekura që t’i planifikojnë aktivitetet e tyre sipas orareve të publikuara.