Aksident trafiku te “Qafa” në Prishtinë, një veturë përfundon në autobartëse

10:19 | 24 Korrik 2026
Q L

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si “Qafa” në Prishtinë.

Në fotografitë e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet një veturë e Policisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Si pasojë e aksidentit, një veturë ka pësuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me autobartëse, ku janë vërejtur edhe pengesa në qarkullim.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për të lënduar apo për rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Arbresh.info do t’ju mbajë të informuar me detaje shtesë sapo autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar.