Kryeprokurori i Shtetit zhvillon takim pune me kreun e AKI-së

14:14 | 23 Korrik 2026
E.K

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Me këtë rast, drejtori i AKI-së, z. Ajeti, e uroi Kryeprokurorin e Shtetit, z. Gashi, me rastin e marrjes së detyrës, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të tij.

Gjatë takimit, të dy udhëheqësit e institucioneve konfirmuan përkushtimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional, në përputhje me kompetencat ligjore në funksion të forcimit të sundimit të ligjit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale