Policia e Kosovës po heton një rast të përdorimit të armës me gas gjatë një ahengu familjar në Han të Elezit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 11 gëzhoja të një arme me gas.
Në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rasti, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.
“Hani i Elezit / 20.07.2026 – 00:30. Pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 11 gëzhoja të armës me gas. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime”./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...