Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare

14:07 | 20 Korrik 2026
E.G

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare.

Sipas të dhënave më të fundit, pritjet më të gjata vazhdojnë të regjistrohen në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Për të hyrë në Kosovë, qytetarët po presin deri në 35 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në rreth 700 metra.

Pritje deri në 20 minuta për hyrje në Kosovë ka edhe në pikën kufitare Muçibabë, ku kolona e automjeteve është rreth 150 metra.

Situata paraqitet më e qetë në Han të Elezit, ku pritjet për të hyrë në Kosovë zgjasin deri në 10 minuta.

Në të gjitha pikat e tjera kufitare, situata vazhdon të jetë e qetë dhe hyrjet e daljet po realizohen pa vonesa.

Përditësimi i fundit është bërë në orën 13:36.

Shpërndaje në rrjete sociale