Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në komunën e Zubin Potokut.
Sipas njoftimit, më 19 korrik 2026, rreth orës 03:38, gjatë patrullimit në fshatin Bube, njësitë policore kanë vërejtur disa automjete të dyshuara.
Policia bën të ditur se pasi nuk iu bindën urdhrave për ndalim, zyrtarët policorë kanë përdorur armën zyrtare, në përputhje me autorizimet ligjore.
Si rezultat, policia ka arrestuar një person dhe është ndaluar një automjet VW Sharan, në të cilin janë gjetur pije alkoolike dhe joalkoolike pa dokumentacion përcjellës, të dyshuara si të kontrabanduara nga Serbia në Republikën e Kosovës.
“Nga incidenti nuk ka persona të lënduar.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë kompetente të hetimeve dhe forenzikës, ndërsa automjeti dhe mallrat janë sekuestruar.
Me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Kontrabandimi i mallrave”, ndërsa i arrestuari është ndaluar për 48 orë./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...