Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë dërguar në mbajtje, nën dyshimin se kanë tentuar ta përvetësojnë dhe shesin një parcelë me vlerë mbi 1.5 milionë euro në zonën e Sllatinës, në Fushë Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarit M.T., shtetas serb, L.SH., shtetas serb, dhe M.R., shtetas kosovar, dyshohen se përmes veprimeve të kundërligjshme kanë tentuar të tjetërsojnë një parcelë me sipërfaqe rreth 2 hektarë.
Policia bëri të ditur se të dyshuarit dyshohet se kanë përdorur dokumente të falsifikuara të Serbisë, kanë paraqitur dokumente të rreme si të vërteta, si dhe kanë prezantuar një person të rrejshëm si person real, me qëllim të realizimit të shitjes së pronës përmes noterit.
“Të gjitha veprimet janë ndërmarr në konsultim me Prokurorin Kujdestar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra është vërtetuar se; Personat e dyshuar duke falsifikuar Pasaportën dhe Letërnjoftimin e serbisë në emrin e pronarit të vërtetë të parcelës, kanë tentuar që përmes mashtrimit, ta shesin pronën e viktimës dhe njëkohësisht t’i mashtrojnë personat tjerë/blerësit, duke ua marr shumën prej 1,550,000.00 euro (një milion e pesëqind e pesëdhjetë mijë euro).”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se personat kanë kryer veprat penale:
“Mashtrimi”, nga neni 323 i KPRK-së, “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390 i KPRK-së, dhe “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”, nga neni 395 i KPRK-së.
Të dyshuarit janë intervistuar me datë 17.07.2026 në prezencën e avokatëve, ku me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...