Të shtëna në Fushë Kosovë, dyshohet se nipi plagosi me armë xhaxhain

10:00 | 16 Korrik 2026
H.E

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmë në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se viktima është dërguar në QKUK ndërsa i dyshuari gjendet ende në arrati.

Siç raportojnë mediat vendore, dyshohet se në këtë konflikt janë përfshirë nipi me xhaxhain për çështje pronësore.

Sipas raportimeve, dyshohet se nipi ka qëlluar me armë zjarri xhaxhain e tij në këmbë.

LEXO EDHE:

Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri në Fushë Kosovë

Shpërndaje në rrjete sociale