Një shtetas i huaj është arrestuar në pikën kufitare Stanqiq, bazuar në një urdhërarrest të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se më 30 tetor 2025, përmes një rrjeti social, ka kryer veprën penale për të cilën ishte lëshuar urdhërarresti.
Siç raportojn mediat vendore, i arrestuari dyshohet që përmes rrjetit social Facebook ka kërcenuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 30.10.2025. Më 12.07.2026 në pikën kufitare (PKK) Stanqiq bazuar në urdhërarrestin e lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj për shkak se i njëjti përmes rrjetit social më 30.10.2025 kishte kryer veprën e lartcekur. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...