Arrestohen katër persona të dyshuar për grabitje në Prishtinë

08:44 | 13 Korrik 2026
H.E

Katër persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer dy raste të veprës penale “Grabitje” dhe një rast të veprës penale “Detyrim” në Prishtinë.

Policia e Kosovës njoftoi se falë veprimeve intensive hetimore dhe operative të ndërmarra nga hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, është arritur identifikimi dhe arrestimi i shpejtë i personave të cilët dyshohen për përfshirje në këto raste.

Të arrestuarit janë:

F.A., mashkull, 18 vjeç,
L.K., mashkull, 19 vjeç,
F.K., mashkull, 19 vjeç,
F.A, mashkull.18 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rasteve janë duke vazhduar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale