Egli Tako bëri një nga rrëfimet e saj më personale në “Grida Duma Podcast”, ku ka folur hapur për përvojën në Big Brother VIP, mënyrën se si e sheh dashurinë sot, marrëdhëniet mes çifteve dhe ndryshimet që ka bërë në jetën e saj pas përfundimit të formatit.
Duke kujtuar eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Egli u shpreh se është e pamundur të kuptosh atë që përjetojnë banorët pa e provuar vetë.
“Kur hyn aty nuk e di nëse jeta vazhdon jashtë”, tha ajo.
Në intervistë, këngëtarja ndau edhe këndvështrimin për marrëdhëniet në ditët e sotme, duke theksuar se, sipas saj, njerëzit po humbasin aftësinë për të dashur me përkushtim.
“Sot njerëzit nuk po dashurojnë më njeriun, nuk ta japin kohën. Në marrëdhënie vajzës i lejohet të jetë më e përkëdhelur. Në një lidhje vajza duhet të jetë princesha, jo mashkulli. Këtë duhet ta pëlqej edhe partneri, do ta bënte më burrë”, u shpreh Egli.
Ajo ndaloi edhe te fenomeni i materializmit në lidhje, duke thënë se shumë djem përpiqen t’i impresionojnë vajzat përmes luksit, në vend që të ndërtojnë një raport të sinqertë dhe të vërtetë.
Ish-banorja foli gjithashtu për një ndryshim personal që ka bërë së fundmi, duke treguar se ka hequr dorë nga trupi shumë muskuloz që kishte ndërtuar me vite.
“Më pëlqen trupi që kam tani, më i hollë dhe femëror”, tha ajo.
Sa i përket jetës sentimentale, Egli pranoi se ndonjëherë i mungon të ketë një partner pranë, veçanërisht gjatë fundjavave, por theksoi se nuk është e gatshme të pranojë një marrëdhënie që nuk e bën të lumtur./Telegrafi/
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...