Rita Orës i ka ndodhur një e papritur.
Artistja shqiptare me famë botërore po bëhej gati të ngjitej në skenën e festivalit Gozo, kur u njoftua se nuk mund të performojë.
Në një video në Instagram, ajo ka treguar arsyen përse nuk doli përpara fansave në Spanjë.
Derisa dëshmon se ishte e veshur dhe e gatshme për të performuar, Rita thotë se stuhia i preku të gjitha pajisjet teknike të bendit të saj, prandaj edhe nuk mund të këndojë pasi janë dëmtuar.
Sipas saj, çdo gjë, përfshirë instrumentet, kabllot dhe mikrofoni, janë dëmtuar nga shiu dhe prandaj nuk mund të këndojë.
Duke kërkuar mirëkuptimin e fansave, Rita tha që shumë shpejt do të jetë sërish në Spanjë, për të “shpaguar” këtë të papritur.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...