Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

21:19 | 9 Korrik 2026
H.E

Sektori Hetimeve të Kryeqytetit, gjatë ditës së sotme, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Operacioni policor është zhvilluar në kuadër të hetimeve lidhur me një rast të vjedhjes së rëndë, të ndodhur më 23.05.2026 në Prishtinë, ku ishte vjedhur një motoçikletë.

Personat e arrestuar janë:

Gj.K., mashkull, 35 vjeç;
D.B., mashkull, 21 vjeç.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale