“Urime Argjentinës për Kupën e Botës, turneu ishte i kurdisur, gjyqtari ishte i padrejtë” – Ziko me akuza të ashpra pas humbjes

22:42 | 7 Korrik 2026
D.H

Argjentina siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës 2026 pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Egjiptit, por ndeshja ka lënë pas edhe polemika të mëdha.

Egjiptianët ishin shumë pranë një sensacioni, pasi kryesonin 2-0 deri në minutat e fundit, por tre golat e Argjentinës përmbysën gjithçka dhe i dërguan kampionët në fuqi në mesin e tetë skuadrave më të mira të turneut.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi Mostafa Ziko, të cilit iu anulua një gol gjatë takimit, shpërtheu me akuza të forta ndaj arbitrimit dhe organizimit të turneut.

“Urime Argjentinës për Kupën e Botës. Turneu ishte i kurdisur, nuk u nevojitej asgjë më shumë. Gjyqtari ishte i padrejtë, i padrejtë, i padrejtë, i padrejtë. Kjo Kupë po shkon drejt Argjentinës”, deklaroi Ziko.

Deklarata e futbollistit egjiptian vjen pasi edhe trajneri Hossam Hassan kishte kritikuar ashpër gjykimin, duke pretenduar se skuadra e tij u dëmtua nga disa vendime kyçe gjatë ndeshjes.

Megjithatë, pavarësisht polemikave, Argjentina festoi një rikthim të jashtëzakonshëm dhe vazhdon rrugëtimin në Botërorin 2026, ndërsa Egjipti i jep fund aventurës së tij në fazën e 1/8 së finales.

Argjentina në çerekfinale e pret fituesin nga ndeshja Zvicër – Kolumbi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale