Enzo Fernandez ishte heroi i Argjentinës në fitoren dramatike 3-2 ndaj Egjiptit, duke shënuar golin vendimtar në minutat shtesë që vulosi përmbysjen dhe kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës 2026.
Pas ndeshjes, mesfushori i Chelseat u shpreh krenar për karakterin që tregoi skuadra, duke theksuar se Argjentina nuk dorëzohet kurrë.
“Kanë kaluar katër vjet nga Botërori i Katarit dhe kemi ardhur ta shijojmë edhe një Kupë Bote duke përfaqësuar vendin tonë. Duam ta fitojmë sërish, sepse në futboll harrohet shpejt ajo që ka mbetur pas dhe ne po luftojmë për ta arritur këtë”, deklaroi Fernandez.
Ai vlerësoi gjithashtu bashkëlojtarët dhe atmosferën brenda ekipit.
“Kemi një grup të jashtëzakonshëm, një grup që nuk dorëzohet kurrë, pavarësisht vështirësive. Qëndrojmë gjithmonë të bashkuar. I falënderoj bashkëlojtarët, stafin teknik dhe të gjithë tifozët që na mbështesin këtu dhe në Argjentinë.”
Duke folur për golin e fitores, Fernandez tha se merita i takon të gjithë skuadrës.
“Ky është vetëm një hap i vogël drejt objektivit. Goli erdhi falë bashkëlojtarëve të mi. Kam lojtarë me cilësi të jashtëzakonshme dhe në metrat e fundit duhet të përfitosh nga hapësirat. Sot më buzëqeshi fati në minutën e fundit.”
Mesfushori argjentinas u pyet edhe për të ardhmen e tij, pas spekulimeve që e kanë lidhur me një transferim te Real Madridi. Megjithatë, ai nuk pranoi të flasë për merkaton.
“Të them të drejtën, nuk po mendoj për të ardhmen time. Jam këtu duke jetuar një moment të jashtëzakonshëm dhe vetëm pas përfundimit të Botërorit do të shihet se çfarë do të ndodhë”, përfundoi Fernandez.
Argjentina në çerekfinale e pret fituesin nga ndeshja Zvicër – Kolumbi./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...