Nuk po ec asgjë për kampionët e botës, Messi humb penalltinë, Egjipti po fiton pas pjesës së parë

18:53 | 7 Korrik 2026
D.H

Egjipti është duke e mposhtur Argjentinën me rezultat 1-0 pas pjesës së parë në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Botës.

Egjiptianët në rastin e parë për shënim arritën të realizojnë me anë të Yasser Ibrahim në minutën e 15-të, shkruan Arbresh.info.

Gjashtë minuta më vonë, Argjentina fitoi penallti. Nga 11-metra gaboi Lionel Messi në mundësinë për ta barazuar rezultatin, por priti portieri egjiptian.

Argjentina vazhdoi sulmet dhe pati një tjetër mundësi të artë me Alvarez, por goditja u ndal nga portieri egjiptian Shobeir.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse, Argjentina do të rikthehet apo Egjipti do ta bëj befasinë më të madhe në këtë Kampionat Botëror./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale