Policia e Kosovës, respektivisht DHTN- Prishtinë, pas dyshimeve për përfshirjen e personave të dyshuar në kultivimin e bimëve të llojit Kanabis Sativa në Podujevë, ka ndërmarrë veprime operative dhe hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar.
Me datën 06.07.2026 nga njësitë përkatëse policore është realizuar një plan taktik ku janë identifikuar dhe lokalizuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë zënë në flagrancë duke u përkujdesur për bimët e dyshuara të mbjellura në një plantacion, në sasi prej 201 copësh.
“Lidhur me rastin është informuar prokurori kompetent, në konsultim me të cilin janë marrë mostra të nevojshme nga bimët e mbjella, ndërsa pjesa tjetër e tyre është shkatërruar në vendin e ngjarjes. Po ashtu me qëllim të sigurimit të provave relevante për rastin, janë kryer dy bastisje në shtëpitë e të dyshuarve të lartcekur, me çrast në njërën nga to është gjetur një qese e vogël e mbushur me substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë në peshë prej 1.7 gramë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje është bërë fotografimi dhe konfiskimi i dëshmive të gjetura si prova materiale, ndërsa të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./Arbresh.info

Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...