Rap-artisti i njohur nga Kumanova, Bardhi, është rikthyer me një intervistë në ‘Grida Duma Podcast’.
Ai ka rrëfyer episode të panjohura nga fëmijëria, lufta, familja, karriera dhe jeta e tij me Sarën.
Mes emocioneve më të forta është kujtimi i luftës, kur shtëpia e familjes së tij u godit me bombë.
“Dyert ishin plot me plumba”, kujton këngëtari.Artisti po ashtu tregon se besimi në Zot e ka ndihmuar të kalojë zhgënjimet dhe momentet më të vështira të jetës, gjersa flet edhe për familjen e madhe ku është rritur dhe vlerat që ka marrë prej saj.
I njëjti thekson se ardhja në jetë e fëmijës e ka ndryshuar rrënjësisht.
“Pse nuk jam bërë baba më herët?”, shprehet ai, duke pranuar se prindërimi i ka dhënë një kuptim krejt tjetër jetës, duke folur edhe për një vajzë dhe dashuri të madhe që po vjen në jetën e tij.
Në fund, bën edhe një deklaratë romantike që nuk kalon pa u vënë re: “Edhe një jetë tjetër ta kisha, nuk do të gjeja një më të mirë se Sara”.
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...