Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë në Prishtinë, nën dyshimin se nën kërcënimin e thikës kanë grabitur tre shtetas të huaj (dy nga Brazili dhe një nga Rumania), duke marrë telefona, para dhe bizhuteri.
Sipas policisë, gjatë arrestimit janë sekuestruar sendet e grabitura, një pjesë e parave dhe dy thika të dyshuara si të përdorura në rast.
“Rr. Ymer Aliu, Prishtinë 30.06.2026 – 22:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se nga tri viktimat (dy femra braziliane dhe një mashkull rumun), nën kërcënimin e thikës, ua kishin grabitur: dy telefona celular, 1500 euro, disa bizhuteri dhe më pas të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Te të dyshuarit, njësitë policore, kanë gjetur dhe konfiskuar dy telefonat e grabitur, bizhuteritë, një pjesë të parave, si dhe dy thika të cilat dyshohet se i ishin përdorë në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...