Arrestohen dy persona për grabitjen e tre shtetasve të huaj në Prishtinë

09:42 | 1 Korrik 2026
H.E

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer një grabitje ndaj tre shtetasve të huaj gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është realizuar pas veprimeve intensive hetimore të ndërmarra nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë e Stacionit Policor Jugu, të cilat mundësuan identifikimin dhe kapjen e shpejtë të të dyshuarve.

Të arrestuarit janë:

N.K., 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës;
A.K., 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Policia njofton se gjatë arrestimit janë gjetur dhe sekuestruar sendet, si dhe paratë që dyshohet se ishin grabitur nga viktimat.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale