Një muaj paraburgim ndaj 24-vjeçares që dyshohet për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj

16:07 | 30 Qershor 2026
E.G

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, A.R, e dyshuar për vrasjen në Ferizaj.

Të dyshuarës masa e paraburgimit mund t’i zgjatë deri më 29 korrik 2026, raporton Betimi për Drejtësi.

Kjo masë u caktua pas mbajtjes së seancës dëgjimore para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Ndryshe, sipas pas kërkesës së Prokurorisë për caktim të paraburgimit thuhet se më 28 qershor 2026, rreth orës 22:40, në Ferizaj, rruga “Sejdi Sejdiu”, përkatësisht në objektin banesor, të marrë me qira nga babai i të pandehurës M.B., e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H.

Sipas kërkesës, thuhet se tani i ndjeri kishte shkuar në banesën në të cilën ndodhej e pandehura, dhe gjatë qëndrimit në banesë, pas një mosmarrëveshje dhe përleshjeje fizike në mes tyre, e pandehura merr armën e zjarrit nga tani i ndjeri dhe shtie një herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vend ngjarje

Me këto veprime, ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.