Ngjarja e rëndë në Deçan: Babë e bir dyshohet se humbën jetën nga rryma

23:30 | 28 Qershor 2026
E.G

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Maznik të Deçanit, ku babë e bir kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e goditjes nga rryma.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Dyshohet se derisa sa viktimat ishin duke pastruar veturën nё oborrin e tyre, kanё rёnё nё kontakt me rrymën, pas dёrgimit nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekёsor rreth orёs 21:20, ёshtё konstatuar vdekja e dy vikimave.

“Fillimisht janë dërguar në QKMF-në e Deçanit, e më pas në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe është konstatuar vdekja e tyre”, tha Rugova.

Është bërë e ditur se viktimat janë babë e bir, ndërsa rrethanat e plota të rastit janë duke u hetuar nga organet kompetente./Arbres

Shpërndaje në rrjete sociale