“Ëndërr e jetuar”, Elijona dhe Klodi bashkë në koncertin e “The Weeknd”

17:14 | 28 Qershor 2026
E.G

Dyshja e njohur, Elijona dhe Klodi, kanë kaluar një mbrëmje të paharrueshme në koncertin e “The Weeknd”, duke ndarë me ndjekësit disa nga momentet më të bukura të eventit.

Përmes një postimi në Instagram, Elijona publikoi një seri fotografish nga koncerti, ku shfaqet duke shijuar atmosferën së bashku me Klodin.

“Finally lived my dream”, ka shkruar ajo krahas postimit, duke lënë të kuptohet se pjesëmarrja në koncert ishte një dëshirë e realizuar prej kohësh.

Në mesin e fotografive të publikuara, vëmendje të veçantë ka marrë një imazh ku Elijona dhe Klodi shihen shumë pranë njëri-tjetrit, duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale.