Luizi takon yllin e Barcelonës gjatë pushimeve në Turqi

12:20 | 23 Qershor 2026
E H

Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit një moment nga pushimet e tij në Turqi, ku është takuar rastësisht me futbollistin e Barcelonës, Robert Lewandowski. Ai ka publikuar një foto në InstaStory dhe, me humor, ka shkruar se “duhej edhe një calcetto për ta mbyllur mbrëmjen”.

Gjatë qëndrimit në Turqi, ai është takuar edhe me aktorin turk Kenan Imirzalioglu. Takimet me figura të njohura kanë tërhequr vëmendje në rrjete sociale, ndërsa Luizi po shijon pushimet para angazhimeve të sezonit të verës, kur është i kërkuar në koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Shpërndaje në rrjete sociale