Selvija zbulon projektin e fundit që la pas Shpat Kasapi

22:24 | 18 Qershor 2026
E H

Pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi në nëntor të vitit të kaluar, bashkëshortja e tij, Selvija, ka prekur ndjekësit me një mesazh emocional në Instagram.

Ajo ka bërë të ditur se Shpati ka lënë pas disa këngë të papublikuara, të cilat do të publikohen në periudhën në vijim. Në postimin e saj, Selvija ka njoftuar publikimin e këngës “Nana”, duke shkruar se ajo flet për mallin e një djali në gurbet që ëndërron të kthehet te nëna e tij.

“Shpati ka lënë pas disa këngë që nuk arriti t’i publikojë, dhe edhe pse zemra më dhemb, e ndiej se kam për detyrë t’jua sjell juve, që zëri i tij të vazhdojë të jetojë mes nesh”, ka shkruar ajo.

Sipas Selvisë, kënga “Nana” do të publikohet së shpejti në YouTube.

Shpërndaje në rrjete sociale