Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren.
Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga një mjet i mprehtë.
E po ashtu edhe një person tjetër (babai i viktimës) është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Ajo që mund të konfirmoj në këtë fazë është se një person ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në spital. Bazuar në dyshimet fillestare, viktima dyshohet se ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë. Hetuesit policorë, ekspertët e forenzikës, prokurori i shtetit dhe ekipet e tjera relevante ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Duke qenë se rasti ndodhet në fazën fillestare të hetimeve, në këtë moment nuk mund të japim informacione të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes”, deklaroi Petrit Kryeziu, kryeprokuror i Prizrenit.
LEXO EDHE:
Përleshje mes dy familjeve, theret për vdekje 27-vjeçari në Prizren
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...