Mesazhi i Leonora Jakupit për Sahit Jasharin

Screenshot

09:31 | 12 Qershor 2026
E H

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Sahit Jashari përmes një mesazhi emocionues në rrjetet sociale.

Në dedikimin e saj, Jakupi kujtoi buzëqeshjen dhe qëndresën e Sahit Jasharit, duke theksuar se ai mbeti i fortë edhe në periudhat më të vështira të jetës.

“Dua të të kujtoj të buzëqeshur çlirimtar, sepse ti nuk dije ndryshe. Nuk e ndale buzëqeshjen edhe në kohërat më të vështira. Ti që ishe pushka e parë e lirisë, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Burrat si ti nuk vdesin kurrë, Komandant Sahit Jashari”, ka shkruar ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale