Juventus ka bërë një hap të rëndësishëm në tentativën për të transferuar portierin argjentinas Emiliano Martínez, sipas raportimeve të gazetarit Gianluca Di Marzio.
Sipas këtyre raportimeve, Juventusi ka arritur marrëveshje personale me Martinez për një kontratë trevjeçare. Portieri kampion bote me Argjentinën thuhet se ka pranuar edhe ulje page për të realizuar kalimin te klubi torinez.
Megjithatë, pengesa kryesore mbetet klubi anglez Aston Villa. Juventusi nuk është i gatshëm të paguajë një shumë transferimi për 33-vjeçarin, duke marrë parasysh moshën e tij, ndërsa Aston Villa ende nuk ka dhënë sinjal nëse do ta lejojë largimin e tij pa dëmshpërblim.
Kontrata aktuale e Martinez me klubin anglez është e vlefshme deri në qershor të vitit 2029, çka e bën edhe më të ndërlikuar marrëveshjen mes palëve.
Tashmë mbetet të shihet nëse Juventusi do të arrijë të bindë Aston Villan për të finalizuar transferimin e një prej portierëve më të njohur në futbollin botëror./tellegraf
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...