Neymar po vazhdon rikuperimin e tij nga dëmtimi dhe lajmet e fundit nga kampi i Kombëtarja e Brazilit janë mjaft pozitive.
Federata Braziliane e Futbollit ka konfirmuar se sulmuesi iu nënshtrua një rezonance magnetike (MRI) të hënën, ndërsa rezultatet treguan përparim të dukshëm në procesin e trajtimit, shkruan Arbresh.info.
“Neymar iu nënshtrua ekzaminimeve me MRI të hënën dhe testet treguan një ecuri shumë të mirë të rikuperimit, brenda parametrave të pritshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të Seleçaos.
Sipas stafit mjekësor të kombëtares braziliane, gjendja e lojtarit po përmirësohet vazhdimisht dhe ai do të vazhdojë programin e planifikuar të rikuperimit deri në momentin kur të jetë plotësisht gati për t’u rikthyer në fushë.
“Neymar do të vazhdojë procesin e rikuperimit të përcaktuar nga komisioni mjekësor i Kombëtares së Brazilit, pasi dëmtimi po evoluon në mënyrë shumë pozitive”, shtohet në deklaratë.
Ky është një lajm inkurajues për Brazilin vetëm pak ditë para nisjes së Kupës së Botës 2026, pasi Neymar mbetet një nga figurat kryesore të skuadrës dhe një prej lojtarëve më të rëndësishëm në planet e trajnerit.
Në kampin brazilian ekziston optimizëm se ylli 34-vjeçar do të jetë gati shumë shpejt dhe mund të luajë një rol vendimtar gjatë turneut.
Brazili e nis Kampionatin Botëror me datë 14 qershor ku përballet me Marokun në kuadër të grupit C. Në këtë grup ndodhen edhe Skocia dhe Haiti./Arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin