Divock Origi ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 31-vjeçare.
“Qëllimi im në futboll është përmbushur,” ka shkruar Origi në rrjetin social X.
“Kam jetuar ëndrrat e fëmijërisë sime, kam luajtur në skenat më të mëdha dhe kam fituar trofetë më të rëndësishëm. Falënderues ndaj Zotit për gjithçka.”
Ai shtoi gjithashtu: “Për të gjithë tifozët, klubet, bashkëlojtarët dhe familjen time: kjo histori është e jona përgjithmonë. Faleminderit. Misioni është përfunduar. Tani nis kapitulli im i ri.”
Vendimi i tij vjen gati 780 ditë pas paraqitjes së fundit si futbollist profesionist, një hyrje prej 10 minutash me Nottingham Forest në humbjen 2-0 ndaj Everton në prill të vitit 2024.
Gjatë sezonit 2024/25, Origi nuk luajti asnjë ndeshje për AC Milan për shkak të çështjeve tatimore, ndërsa më pas u largua nga klubi para përfundimit të kontratës.
Sulmuesi belg i jep fund një periudhe të vështirë në Itali, pasi iu bashkua Milanit në vitin 2022 si lojtar i lirë pas largimit nga Liverpool.
Në “Anfield”, Origi mbetet një figurë ikonike për tifozët, sidomos për kontributin e tij në Ligën e Kampionëve 2018/19. Ai shënoi dy gola vendimtarë në përmbysjen historike ndaj FC Barcelona në gjysmëfinale, përfshirë golin e fitores.
Gjithashtu, ai shënoi edhe në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur, duke ndihmuar Liverpoolin të fitojë trofeun më të madh evropian.
Në total, Origi largohet nga Liverpooli me 41 gola në 175 paraqitje dhe një koleksion të madh trofesh, përfshirë Premier League, Champions League, UEFA Super Cup, FA Cup, Carabao Cup dhe Kupën e Botës për Klube..
Në nivel ndërkombëtar, ai ka zhvilluar 32 ndeshje me Belgjikën dhe ka shënuar tri gola, duke përfshirë pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2014, ku Belgjika arriti deri në çerekfinale./Arbresh.info
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...