Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për “Memorialin Përkujtimor Adem Jashari”.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se koncepti i vendit të parë, i përzgjedhur nga komisioni profesional vlerësues, do të marrë jetë në Prishtinë, teksa thekson se ky projekt bartë me vete peshën e jashtëzakonshme kombëtare, historike dhe emocionale që përfaqëson figura e Komandantit Legjendar dhe familja historike Jashari.
“Memoriali “Zâni i Lirisë”, koncepti fitues për Memorialin Përkujtimor Adem Jashari, nuk është thjesht një monument. Ai është jehona e sakrificës së familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve që zgjodhën lirinë mbi jetën. Është vala e zërit që sfidoi frikën, pushtimin dhe vdekjen, për t’i dhënë Kosovës të drejtën të jetojë e lirë”, ka shkruar i pari i Prishtinës. “I frymëzuar nga fjalët e pavdekshme të Adem Jasharit . ‘Besa besë, vetëm një vdekje se tjetër s’ka në këtë jetë. Edhe një fjalë e mirë’. ky memorial e shndërron zërin e tij në një simbol të përjetshëm të lirisë, që do të jehojë në kohë dhe në hapësirë. Sepse ka zëra që nuk shuhen kurrë. Ata jetojnë në kujtesën e një kombi dhe në zemrën e një shteti të lirë”.
Pos tjerash, Rama tha se në zemër të Kosovës do të kumbojë përgjithmonë zëri i komandantit legjendar, Adem Jashari./Arbresh.info
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur