Partia Socialdemokrate e Kosovës, ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve pas publikimit të rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të cilave kjo parti nuk ka arritur të sigurojë as 2 mijë vota në nivel vendi.
Pas këtij rezultati ka reaguar anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, e cila ka falënderuar mbështetësit e partisë dhe ka theksuar se, pavarësisht rezultatit të dobët elektoral, angazhimi politik i PSD-së do të vazhdojë.
“Nuk arritëm rezultatin që dëshiruam. Kjo është e qartë dhe nuk e anashkalojmë. Por besimi ynë në bindjet dhe vlerat që kemi përfaqësuar mbetet i palëkundur. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën. PSD vazhdon”, ka deklaruar Kuçi.Ajo ka lënë të kuptohet se partia do të vazhdojë aktivitetin e saj politik edhe pas këtij rezultati, duke mbetur e përkushtuar ndaj qëndrimeve dhe parimeve që përfaqëson.
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...