Një udhëtar që kishte mbërritur me fluturimin Hamburg–Prishtinë është ndaluar nga Dogana e Kosovës, pasi në bagazhin e tij janë gjetur 11 fishekë për armë gjatë një kontrolli rutinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Dogana njofton se udhëtari kishte kaluar nëpër kanalin e gjelbër, por gjatë skanimit të bagazhit zyrtarët doganorë kanë identifikuar elemente të dyshimta.
“Gjatë skanimit të bagazhit të tij, zyrtari doganor ka identifikuar elemente të dyshimta që mund të përbënin mall të ndaluar. Si rezultat, është kryer kontroll fizik i valixhes, ku janë gjetur 11 copë fishekë për armë”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Pas zbulimit të municionit, autoritetet doganore kanë njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, e cila ka marrë përsipër procedimin e rastit.
“Menjëherë pas konstatimit të rastit, është njoftuar Policia e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, e cila ka ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore dhe ka konfiskuar municionin e gjetur”, theksohet më tej në njoftim.
Dogana e Kosovës ka ritheksuar angazhimin e saj për zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e sigurisë.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve, duke parandaluar hyrjen e paligjshme të mallrave të ndaluara në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje./Arbresh.info
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....