Pas publikimit të rezultateve preliminare të zgjedhjeve, ku Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 7.12% të votave, Daut Haradinaj ka njoftuar se nuk do ta ushtrojë mandatin e deputetit.
Haradinaj tha se vendimi i tij vjen si një akt moral dhe politik, duke theksuar se mandatin do t’ia lë në dispozicion Ardian Gjinit, të cilin e ka uruar për angazhimin dhe rezultatin e arritur.
“Të nderuar bashkëluftëtarë, fjalën e dhënë e mbajta dhe gjithmonë do të jem krah jush… mandatin si deputet kësaj radhe e le për t’ju lëshuar vend të tjerëve në listën tonë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai shtoi se do të vazhdojë të mbetet pjesë e AAK-së dhe në mbështetje të saj, duke falënderuar të gjithë votuesit për besimin e dhënë.
Postimi i plotë:
Të nderuar bashkëluftëtarë,
Fjalën e dhënë e mbajta dhe gjithmonë do të jem krah jush!
E kam pasur obligim moral që këtë betejë t’ia dhuroj shpërblimin Ardian Gjinit. Ndihem sinqerisht i përmbushur dhe falënderues ndaj të gjithë atyre që më besuan, dhe do t’ju besoj gjithmonë.
Krenar me ju që luftuat si spartanë.
Jam dhe do të jem gjithmonë Aleancë, por mandatin si deputet kësaj radhe e le për t’ju lëshuar vend të tjerve në listën tonë fantastike. Jam për dhe me popullin, mandati është vlerë dhe respekt i jashtëzakonshëm, por jo qëllimi im i vetëm. Bashkë, pas dhe me ju Aleancë.
Urime Ardian Gjini, krenohemi me ty.
Veçanërisht krenar me ju që më besuat.
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...