Kosova shënon fitore ndaj Andorrës

22:14 | 7 Qershor 2026
A Z

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Andorrës, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stadiumin “Fadill Vokrri” në Prishtinë.

Goli i parë erdhi në minutën e 41-të, ku Fisnik Asllani i tregua i saktë nga goditja e lirë.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoj me rezultat 1-0 në favor të Dardanëve.

Ndërsa në minutën e 53-të, u akordua një penallti ne favor të Kosovës, ku Albion Rrahmani u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Ndërsa vulën e fitores e dha Vlamir Matoshi , i cili shënojë golin e tretë për Kosovën në minutën e 78-të.

Ndeshja përfundoj me rezultat 3-0 për Dardanët dhe pas kësaj ndeshje, Kosova mbyll ciklin e ndeshjeve miqësore, ndërsa bëhet gati për ndeshje e ardhshme për kualifikime në Kampionatin Evropian, ku ndeshja e parë do të zhvillohet në muajin shtator, ku përball do të ketë Irlandën.

Shpërndaje në rrjete sociale