Gjini: Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme

21:18 | 7 Qershor 2026
H.E

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini pas nisjes së numërimit të votave, tha se kjo është një nisje e jashtëzakonshme për këtë subjekt politik teksa ka falënderuar votuesit.

“Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme. Të gjithë ata që na kanë besuar në atë që kemi thënë, që i besojnë të ardhmes së Kosovës, një Kosove që duhet të bëhet e mirë për qytetarët e vet, nuk kanë me u pendua kurrë”, tha ai./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale