Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhet të trajtohen me përgjegjësi

19:39 | 7 Qershor 2026
H.E

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka shkruar pasi janë mbyllur qendrat e votimit.

Ajo ka thënë se tani fillon faza vendimtare e procesit zgjedhor që është numërimi.

Haxhiu ka shtuar se çdo votë është zëri i qytetarëve dhe në atë formë duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë.

“Ftoj të gjithë personat përgjegjës që me përkushtim, vigjilencë dhe profesionalizëm të angazhohen maksimalisht në mbrojtjen e vullnetit të popullit dhe integritetit të procesit. Ju uroj shumë suksese, punë të mbarë dhe që rezultati përfundimtar të pasqyrojë besnikërisht vullnetin e qytetarëve”, ka shtuar Haxhiu.

Shpërndaje në rrjete sociale