Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimit, duke bërë thirrje për kujdes dhe përgjegjësi gjatë numërimit të votave.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti tha se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme ndodhet tashmë brenda kutive të votimit dhe se mbrojtja e tij është thelbësore për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor, shkruan Arbresh.info.
Ai iu drejtua komisionerëve dhe vëzhguesve, duke theksuar rolin e tyre në këtë fazë të procesit.
“Vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme është brenda kutive të votimit. Mbrojtja e tij është kusht i pandashëm i legjitimitetit dhe kredibilitetit të procesit zgjedhor”, ka shkruar Kurti.
Më tej, ai ka theksuar se vëmendja e institucioneve dhe qytetarëve është e përqendruar te procesi i numërimit, ndërsa ka falënderuar komisionerët dhe vëzhguesit për angazhimin e tyre.
“Në këto momente, sytë, veshët dhe vëmendja jonë janë te ju komisionerë dhe vëzhgues. Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike”, ka shtuar ai.
Në fund, Kurti u ka uruar punë të mbarë të gjithë atyre që janë të angazhuar në numërimin e votave, duke kërkuar që çdo votë të trajtohet me kujdes dhe përgjegjësi./Arbresh.info.
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?
Policia: Zgjedhjet kaluan qetë dhe pa incidente serioze