Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?

07:38 | 7 Qershor 2026
E.G

Qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen sot kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare në 18 muajt e fundit në Kosovë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët se me çfarë dokumente mund të votojnë sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës.

Për të votuar mjafton të keni letërnjoftim, pasaportë apo leje të vozitjes, thotë KQZ.

Shpërndaje në rrjete sociale