Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Mali i Zi është afër qëllimit për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.
Ajo u tha gazetarëve në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor se Mali i Zi po arrin rezultate të shkëlqyera dhe BE po hap dyert e saj.
Megjithatë, ajo theksoi se kandidatët duhet të përmbushin reformat.
“Me reformat vijnë investimet dhe kjo është pjesa e parë e bisedimeve të sotme. Ne duhet të kuptojmë përfitimet e anëtarësimit sepse sjell shumë gjëra të dobishme”, tha zyrtarja e lartë evropiane.
Ajo tha se ky proces bazohet në meritë dhe kushdo që përmbush kushtet do të jetë në BE.
“Mali i Zi është mbresëlënës dhe arrin rezultate të shkëlqyera. Vazhdoni në atë rrugë dhe ne jemi këtu për t’ju mbështetur. Mendoj se jeni afër qëllimit”, tha von der Leyen.
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE