Nuk zgjidhet i dërguari ndërkombëtar në Bosnje, dështojnë bisedimet SHBA–BE

12:01 | 5 Qershor 2026
Q L

Në Sarajevë, dështuan bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe evropianë për të zgjedhur pasuesin e Kristian Shmidt, të dëguarit të lartë ndërkombëtar që mbikëqyr marrëveshjen e paqes së Dejtonit që i dha fund luftës ndëretnike në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Vetë diplomati gjerman, dorëheqja e të cilit nga posti në muajin maj ishte e papritur, tha se konsultimet do të vazhdojnë dhe shpresoi për zgjedhjen e një kandidati konsensual në ditët në vijim.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara shprehën zhgënjim që kandidati i tyre i preferuar, diplomati italian Antonio Zanardi Landi, nuk arriti të siguronte konsensus dhe paralajmëruan me largim nga organi paqeruajtës në Bosnje.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit vuri në dukje pavendosmërinë evropiane si shkakun e dështimit të bisedimeve dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të rishqyrtojnë rolin e tyre në praninë aktuale ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë.

Përveç Antonio Zanardi Landi-t, ish-ambasadorit të Italisë në Moskë dhe Beograd, diplomati francez Rene Troccaz është propozuar si një pasues i mundshëm i gjermanit Schmidt.

Troccaz, i cili shërben si i dërguari special i Francës në Ballkanin Perëndimor, gëzon mbështetje nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Që nga lufta e viteve 1992-1995, Bosnja ka mbetur e ndarë midis entiteteve të saj serbe dhe boshnjako-kroate, të lidhura nga institucione qendrore të dobëta.