Zëvendëskryeministri në detyrë, Glauk Konjufca, ka vizituar një fermë në fshatin Qeskovë të Klinë, duke theksuar se forcimi i bujqësisë dhe prodhimit vendor mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Kurti 4.
Gjatë vizitës, Konjufca e cilësoi fermën si një prej shembujve më të mirë të investimit në sektorin e bujqësisë, ndërsa theksoi rëndësinë strategjike që ka ky sektor për zhvillimin e vendit dhe vetëqëndrueshmërinë ekonomike.
“Në Qeskovë të Klinës vizitova fermën Agro Effi, një prej shembujve më të mirë të punës dhe investimit në këtë industri. Bujqësia lidhet drejtpërdrejt me aftësinë e një vendi për të prodhuar, për të ushqyer vetveten dhe për të krijuar vlerë nga puna e njerëzve të tij. Prandaj, forcimi i bujqësisë e prodhimit vendor mbetet një prej investimeve më të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës, e poashtu edhe një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë Kurti 4. Në tubimin në qytetin e bukur të Klinës pas vizitës në Agro Effi, disponimi i pjesëmarrësve ishte më shumë i orientuar kah ajo çfarë na pret pas 7 qershorit sesa kah vetë fushata. Interesimi i tyre ishte shumë më i madh për projektet dhe punët që do të realizohen pas zgjedhjeve sesa për vetë rezultatin, sepse për ta drejtimi që duhet të marrë vendi ishte përcaktuar tashmë. Të dielën, këtij disponimi ia qesim pikën.”, ka shkruar ai.
Pas vizitës në fermë, ai mori pjesë në një tubim me qytetarë në Klinë, ku sipas tij, fokusi i diskutimeve ishte te projektet dhe angazhimet pas 7 qershorit./Arbresh.info
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër