Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izraeli dhe Libani

Foto: Reuters

23:44 | 4 Qershor 2026
E.G

Grupi i armatosur libanez, Hezbollah, ka refuzuar fuqishëm kushtet e një armëpushimi të ri të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmjet Izraelit dhe Libanit.

Në një deklaratë me tone të ashpra, lideri i grupit të mbështetur nga Irani, Naim Qassem, tha se negociatat kanë qenë “të kota” dhe “poshtëruese” për Libanin, duke shtuar se ato janë refuzuar kategorikisht nga “segmente të gjera të popullit libanez”.

Kjo vjen pasi Izraeli dhe Libani njoftuan rinovimin e armëpushimit të brishtë përmes krijimit të zonave pilot të sigurisë brenda territorit libanez, ku operativët e Hezbollahut do të ndalohen të veprojnë.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar të mërkurën nga Departameni Amerikan, Izraeli dhe Libani, u tha se marrëveshja është e kushtëzuar me “ndalimin e plotë” të sulmeve nga Hezbollah, raporto BBC.

Shpërndaje në rrjete sociale