Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy persona

13:58 | 3 Qershor 2026
H.E

Dy persona kanë ngelur të lënduar në fshatin Grabovë të Përmetit, si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse.

Ende nuk dihen rrethanat, teksa fillimisht morën ndihmën e parë në spitalin e Gjirokastrës.

Mustafa Koçi rreth 50 vjeç dhe i plagosuri tjetër një 38-vjeçar po transportohen për tek Trauma me ambulancë, pasi kanë dëmtime të rënda. Koçi, Plagët i ka marrë në gjymtyrë.

Zyrtarisht policia nuk ka dhënë detaje./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale