Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt

13:56 | 3 Qershor 2026
Q L

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar atmosferën e krijuar gjatë një tubimi zgjedhor të PDK-së në këtë komunë, duke veçuar praninë e Fatmir Limajt.

Sipas Lladrovcit, megjithëse Limaj nuk ishte folës në tubim, ai i dha energji ngjarjes, shkruan Arbresh.info.

“Prania e Fatmir Limës krijoi një nivel tjetër komunikimi në Sheshin ‘Fehmi e Xhevë Lladrovci’… ai i dha sheshit energji”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka shtuar se interesimi i qytetarëve për t’u fotografuar me Limajn ishte i madh, duke theksuar se kjo tregon se ai mbetet i mirëpritur në Drenas.

“Mbrëmë u dëshmua se Fatmiri i duhet PDK-së, PDK i duhet Fatmirit. Koha të hiqen kufijtë dhe të shtohen energjitë për arritje të reja”, ka deklaruar Lladrovci./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale