Zyrtarët thonë se 63 persona janë lënduar nga sulmet iraniane që goditën aeroportin e Kuvajtit

13:53 | 3 Qershor 2026
E H

Ministria e Shëndetësisë e Kuvajtit ka njoftuar se 63 persona janë lënduar pas sulmeve që goditën vendin të mërkurën dhe shkaktuan dëme në aeroportin ndërkombëtar.

Një zëdhënes i ministrisë tha se shtatë prej të lënduarve kanë pasur nevojë për ndërhyrje të mëdha kirurgjikale emergjente.

Ndërkohë, Ministria e jashtme e Kuvajit bëri të ditur se një person ka humbur jetën si pasojë re sulmit.

Sulmet shkaktuan dëme në Terminalin 1 të aeroportit ,raportoi agjencia shtetërore KUNA, duke cituar ministrinë e mbrojtjës. /CNN

Shpërndaje në rrjete sociale